Kreu Ekonomi Kuvendi i Kosovës mban seancë, në rend dite ratifikimi i disa marrëveshjeve financiare

Kuvendi i Kosovës mban seancë, në rend dite ratifikimi i disa marrëveshjeve financiare

nga Flamur Berisha

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të rregullt, ndërsa në rend dite është ratifikimi i disa marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të nisë në ora 10:00.

Ky është rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni