Kreu Ekonomi Kuvendi i Kosovës miraton pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës miraton pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare

nga Flamur Berisha

Me 84 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim janë miratuar pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare në Kuvend të Kosovës. Kjo është hera e katërt që janë vendosur në votim këto marrëveshje, Këto ishin marrëveshjet që u votuan sot në Kuvend:

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, dhe
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni