Kreu Biznes Kuvendi miraton Projektligjin për marrëveshjen financiare prej 60 milionë euro

Kuvendi miraton Projektligjin për marrëveshjen financiare prej 60 milionë euro

nga Flamur Berisha

Kuvendi i Kosovës me 87 vota për kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër 1 të marrëveshjes ndërkombëtare me shtetin e Hungarisë. E njëjta, do t’i sjell Kosovës, implementimin e kredisë prej 60 milionë euro. Pro këtij projektligji u shprehën edhe partitë opozitare.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me anë të ndryshimit të këtij amendamentit bëhet zgjatja e afatit të implementim dhe kthimit të kredisë. “Me këtë Projektligj krejt çka po bëhet është zgjatja e afatit të implementimit dhe kthimit për këtë kredi në mënyrë që të implementohen, për shkak se ka pasur ngecje, me gjithë faktin se kredia ka qenë e ratifikuar nuk ka ecur asgjë tutje për këtë projekt”, tha ai./KP/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website