Kreu Ekonomi Kuvendi sot nga ora 10:00 mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

Kuvendi sot nga ora 10:00 mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

nga Flamur Berisha

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Në rend të ditës do të jenë 8 pika që do të diskutohen, ku njëra prej tyre është edhe lidhur me gjendjen e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,

7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

8. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni