Kreu Ekonomi Ky është afati per aplikim per te fituar grande bizneset nga Ministria e Tregtise

Ky është afati per aplikim per te fituar grande bizneset nga Ministria e Tregtise

nga Flamur Berisha

Aplikimi për përfitim nga Masa 10 “Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi – Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021“ – Masa 4 e Fazës së dytë  

Situata e krijuar nga COVID 19 ka shtyrë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të ndërmarr masa për rimëkëmbje ekonomike, me qëllim të adresimit të kësaj sfide.  Qeveria e Kosovës ka hartuar  programin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili derivon nga Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020-2023, i aprovuar në Qeveri më 05.06.2020 me nr.01/02, ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik dhe stabilitetit ekonomik të vendit në situatën e krijuar si rezultat i pandemisë nga COVID-19.

Në vazhdim të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021 , me vendim  të Mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës nr 06/58 të datës 14.01.2021 dhe vendimin nr 04/59  të datës 21.01.2021 , ABGJ është përgjegjëse për zbatimin e Fazës II-Masa 4 –Mbështetje Financiare për Projektet dhe Iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi.

ABGJ, në shpërndarjen e mjeteve financiare do të veprojë në dy mënyra: përmes organizatave Jo Qeveritare –organizatave të grave të regjistruara në bazë të kornizës ligjore të Kosovës, dhe  mbështetjes të drejtpërdrejtë bizneseve të vogla të udhëhequra nga gratë, dhe të vetëpunësuara .

Përmes kësaj thirrjeje, ABGJ fton organizata joqeveritare të aplikojnë si organizata zbatuese të këtyre mjeteve financiare, për të siguruar një shpërndarje sa më të shpejtë, efektive dhe eficiente. Kushtet, kriteret, dhe profilet për pjesëmarrje të organizatave aplikuese janë sqaruar në anekset( formularët) bashkëngjitur me thirrjen – FORMULARI PËR OJQ –FORMULARI 1.

Gjithashtu, sqarimet për bizneset e vogla të udhëhequra nga gratë, dhe të vetëpunësuarat  të cilat aplikojnë direkt – kushtet, kriteret dhe profilet janë sqaruar në anekset( formularët) bashkëngjitur me thirrjen. FORMULARI PËR BIZNESE-FORMULARI 2

Bazuar në  Nenin 2, paragrafi 7-të të Rregullores MF Nr-04/2017, Mbi kriteret dhe standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, caktohet  afati shkurtër kohor për aplikim në periudhën prej 8 dite kalendarike nga dita e shpalljes ne web faqen zyrtare të ABGJ-së .

Data e aplikimit fillon me : 28 Janar përfundon me 03 Shkurt 2021 ora 15:00.

OJQ –të dhe bizneset për sqarime të detajuara ti referohen Programit të miratuar nga Qeveria për rimëkëmbje Ekonomike Masa 10 –Faza II –Masa 4 të cilin mund ta gjeni në linkun:

https://abgj.rks-gov.net/publikimet/105/publikimet-abgj

https://abgj.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/ABGJ%20Programi%20p%C3%ABr%20rim%C3%ABkembje%20Ekonomike%20Masa%2010%2C%20Faza%20ll%2C%20Masa%204%20te%20mirtuar%20nga%20Qeveria%20e%20Republik%C3%ABs%20s%C3%AB%20Kosov%C3%ABs(1).pdf

Aplikuesit janë të lutur të lexojnë me kujdes të gjithë kërkesat, kriteret, sqarimet për të prezantuar një aplikim që përmbush të gjitha kërkesat e vendosura në seksionet dhe format e kësaj pakete aplikimi dhe dokumentacionin që kërkohet t’i bashkëngjitet paketës së aplikimit.

Kriteret e financimit dhe dokumentacioni i kërkuar nga aplikuesi

Kriteret e financimit, kategoritë për përfitim dhe dokumentacionin e kërkuar nga aplikuesi i gjeni në formularin e aplikimit në vegzën (linkun) e vendosur në web faqen e ABGJ

Procedurat e pagesës

Procedurat e pagesës do të jenë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në mes të Autoritetit kontraktues(ABGJ) dhe përfituesit.

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e planifikuar e projektit që financohet nga ABGJ, dhe afatet e monitorimit do të parashihen me kushtet e marrëveshjes.

Mënyra e dorëzimit  të aplikacionit

Të gjitha OJQ, bizneset e vogla të grave, të vetëpunësuarat  duhet të dorëzojnë aplikimin e plotësuar (FORMULARIN) për shqyrtim dhe aprovim si më poshtë

Për arsye të situatës së afektuar nga pandemia i gjithë aplikacioni do të jetë on line.

  • Formulari i aplikimit me dokumentacionin përcjellës të kërkuar, mund të dorëzohet vetëm tek një nga zyrtarët e ABGJ-së i caktuar për pranimin e aplikacioneve sipas regjioneve
  • Nëse e keni dorëzuar aplikacionin tek njëri nga zyrtarët mos e ri dërgoni tek ndonjë adresë tjetre të zyrtarëve të shënuar më poshtë sipas regjioneve.
  • Aplikacioni i juaj konsiderohet i dorëzuar vetëm në momentin kur keni pranuar konfirmimin nga zyrtari përkatës tek i cili keni dorëzuar aplikacionin me dokumentet e kërkuara
  • Dorëzimi i aplikacioneve bëhet sipas regjioneve në të cilat ushtrohet veprimtaria e aplikuesit në adresat e poshtë shënuara

OJQ nga Regjioni i Prishtinës – formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek: Shpresa Zariqi;  Shpresa.Zariqi@rks-gov.net; ose
Jehona Berbati; Jehona.Berbati@rks-gov.net;

OJQ nga Regjioni i Mitrovicës dhe Regjioni i Prizrenit  – formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek: Albana Lumi Albana.Lumi@rks-gov.net

OJQ nga Regjioni i Ferizaj dhe Gjilanit  – formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek;  Fatime Bajraktari Fatime.Bajraktari@rks-gov.net;

OJQ nga Regjioni i Pejës, Gjakovës – formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek :  Fitore Gashi  Fitore.J.Gashi@rks-gov.net

Bizneset e vogla të udhëhequra nga gratë  aplikacionin e plotësuar bashkë me dokumentet mbështetëse e dorëzojnë në mënyrë elektronike në njërën nga adresat e poshtëshënuara.

Regjioni i Prishtinës formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek Adelina Kajtazi  Adelina.L.Kajtazi@rks-gov.net; ose Bujar Uka  Bujar.I.Uka@rks-gov.net;

Regjioni i Mitrovicës dhe Prizrenit formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek Fahri. Restelica Fahri.Restelica@rks-gov.net;

Regjioni i Ferizaj dhe Gjilanit formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek : Saranda Zogaj Saranda.Zogaj@rks-gov.net 

Regjioni i Pejës, Gjakovës  formularin e plotësuar dhe dokumentet përcjellëse i dorëzon tek: Albana Bytyqi,    Albana.B.Bytyqi@rks-gov.net

Gjeni në web faqe vegëzën (linkun) me kriteret, dokumentacionin përkatës të kërkuar dhe kërkesat e detajuara për aplikim.

FORMULARI PËR OJQ –FORMULARI Linku:

https://abgj.rks-gov.net/al/publikimet/108/shpalljet-dhe-njoftimet

FORMULARI PËR BIZNESE-FORMULARI  Linku:

https://abgj.rks-gov.net/al/publikimet/108/shpalljet-dhe-njoftimet

⇒ Shpallja e plotë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni