Kreu Ekonomi Ky është afati që bizneset kane mundsi te perfitojnë nga vendimi i qeverisë

Ky është afati që bizneset kane mundsi te perfitojnë nga vendimi i qeverisë

nga Flamur Berisha

𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐥𝐞𝐡𝐭ë𝐬𝐨𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐭ë 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞

Me sponzorim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për të lehtësuar ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesëve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Përmes këtij vendimi:

  • Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), deri më datë 30.04.2021;
  • Lirohen llogaritë e bllokuara të të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, deri më 30.04.2021;
  • Hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në ATK, nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit nëse:

  • Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit;
  • Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;
  • Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin dhe interesin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni