Kreu Financa Ky është dallimi i nivelit të pagave në mes të sektorit Publik më atë Privat

Ky është dallimi i nivelit të pagave në mes të sektorit Publik më atë Privat

nga Flamur Berisha

Pagat në sektorin privat janë përgjysmë më të ulëta se sa mesatarja e pagave në sekrorin publik dhe ndërmarrje publike.

Por, derisa sektori privat nuk ban zá dhe i paguan pagat e sektorit publik, publiku ta bllokon shtetin nëse nuk jau rrit pagat edhe për së paku 100 euro në muaj.

Edhe unë jam për me i rritë pagat në sektorin publik. Por, paralel me këte duhet me:

  • përgjysmu numrin e ulëseve në Kuvend të Kosovës e kuvende komunale;
  • me i shu disa komuna që munden me u zavendësu me një e-kioskë;
  • me i mbyllë gjysmën e shkollave që kanë nxënës që i numëron në gishta të dorës e me i pushu nga puna mësimdhënësit e tepërt e të cilët nuk e kalojnë një test bazik shkrim-leximi.
  • me i digjitalizu shërbimet publike dhe me i largu gjysmën e badihavgjive nëpër ofiqari.

Atëherë edhe unë dal në protestë me u’a dyfishu rrogat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni