Kreu Financa Ky është njoftimi i fundit i Ministrise se Financave (15.12.2021)

Ky është njoftimi i fundit i Ministrise se Financave (15.12.2021)

nga Flamur Berisha

𝗠𝗯𝗮𝗵𝗲𝘁 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮 𝗺𝗲 𝗢𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗮𝘁 𝗕𝘂𝘅𝗵𝗲𝘁𝗼𝗿𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝘃𝗶𝘁𝗶𝘁 𝗳𝗶𝘀𝗸𝗮𝗹 𝟮𝟬𝟮𝟭 𝗱𝗵𝗲 𝗵𝗮𝗽𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝘃𝗶𝘁𝗶𝘁 𝗳𝗶𝘀𝗸𝗮𝗹 𝟮𝟬𝟮𝟮

Prishtinë – 15 dhjetor 2021
Thesari i Kosovës me mbështetje të Programit të USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, organizoi punëtorinë e fund-vitit me Zyrtarët Kryesorë Financiarë nga të gjitha organizatat buxhetore. Në këtë punëtori pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Drejtori i përgjithshëm i Thesarit Ahmet Ismaili dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm Nysret Koca prezantuan kërkesat ligjore për raportimin vjetor financiar, planet e zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së, rikonsilimin e regjistrave kontabël në SIMFK, si dhe udhëzimet për mbylljen e vitit fiskal 2021. Gjithashtu, ata i njoftuan të pranishmit se nga janari 2022 do të fillojë zbatimit i reformës së rrjedhës së parasë dhe alokimeve përmes modulit të ri tashmë të implementuar në SIMFK, të cilat janë duke u zbatuar në fazë pilotimi nga 4 organizata buxhetore.

Pjesëmarrëse në këtë punëtori ishte edhe auditorja e përgjithshme Vlora Spanca e cila ju adresua të pranishmëve rreth aspekteve kryesore për ngritjen e performancës së organizatave buxhetore.

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit diskutuan për ngritjen e performancës në Menaxhimin e Financave Publike me theks të veçantë në respektimin e planit kontabël, zbatimin e kërkesave ligjore për raportim financiar nga OB-të, shpalosjen cilësore të shënimeve në kuadër të RVF, përgatitjen e planit të rrjedhës së parasë nga OB-të për të gjitha fondet, regjistrimin dhe raportimin e pasurive nga OB-të si dhe detyrimet financiare nga OB-të për të siguruar një pamje të drejtë dhe të plotë për transparencë dhe llogaridhënie të avancuar.

Punëtoria u mbajt në katër grupe përgjatë dy ditëve, konform kërkesave të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për masat e ruajtjes së shëndetit publik.


𝗢𝗱𝗿𝘇̌𝗮𝘃𝗮 𝘀𝗲 𝗿𝗮𝗱𝗶𝗼𝗻𝗶𝗰𝗮 𝘀𝗮 𝗯𝘂𝗱𝘇̌𝗲𝘁𝘀𝗸𝗶𝗺 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝗰𝗶𝗷𝗮𝗺𝗮 𝘇𝗮 𝘇𝗮𝘁𝘃𝗮𝗿𝗮𝗻𝗷𝗲 𝗳𝗶𝘀𝗸𝗮𝗹𝗻𝗲 𝟮𝟬𝟮𝟭. 𝗴𝗼𝗱𝗶𝗻𝗲 𝗶 𝗼𝘁𝘃𝗮𝗿𝗮𝗻𝗷𝗲 𝗳𝗶𝘀𝗸𝗮𝗹𝗻𝗲 𝟮𝟬𝟮𝟮. 𝗴𝗼𝗱𝗶𝗻𝗲

Priština. 15. decembar 2021.god.
Trezor Kosova, uz podršku USAID-ovog Programa za ekonomsko upravljanje na Kosovu, organizovao je radionicu na kraju godine sa glavnim finansijskim službenicima iz svih budžetskih organizacija. Na ovoj radionici učestvovali su i predstavnici Nacionalne kancelarije za reviziju.

Generalni direktor Trezora Ahmet Ismaili i zamenik generalnog direktora Nysret Koca predstavili su zakonske uslove za godišnje finansijsko izveštavanje, planove za sprovođenje preporuka NKR-a, usaglašavanje računovodstvenih registara u ISUFK-a, kao i uputstva za zatvaranje fiskalne 2021. godine. Takođe, obavestili su učesnike da će od januara 2022. godine početi sprovođenje reforme tokova gotovine i alokacija kroz novi modul koji je već́ sproveden u ISUFK-a, a koji se u pilot fazi sprovode od strane 4 budžetske organizacije.

Učesnica u ovoj radionici bila je i generalna revizorka Vlora Spanca, koja se obratila učesnicima o glavnim aspektima za povećanje učinka budžetskih organizacija.

Tokom ove radionice učesnici su razgovarali o poboljšanju učinka u upravljanju javnim finansijama sa posebnim naglaskom na usklađenost sa računovodstvenim planom, sprovođenje zakonskih zahteva za finansijsko izveštavanje od strane BO-a, kvalitetno obelodanjivanje evidencija u okviru GFI, pripremu plana toka novca od BO-a za sva sredstva, registraciju i izveštavanje imovine od strane BO-a kao i finansijske obaveze od BO-a da bi se obezbedila pravična i potpuna slika transparentnosti i napredne odgovornosti.

Radionica je održana u četiri grupe tokom dva dana, u skladu sa zahtevima nedavne odluke Vlade Kosova o merama zaštite javnog zdravlja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni