Kreu Financa Ky është njoftimi i radhes nga ATK per keto kategori te bizneseve. (shiko ketu)

Ky është njoftimi i radhes nga ATK per keto kategori te bizneseve. (shiko ketu)

nga Kontabilisti

ATK, në implementim të Projektit “Mungesa në stoqe dhe malli pa origjinë”

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të: regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe të paguajnë saktë detyrimet tatimore.

Bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2022, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për të përmirësuar përmbushjen tatimore “Mungesa në stoqe dhe malli pa origjinë”, ku përmes këtij plani do të kryejë aktivitete intensive te tatimpaguesit me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre të përcaktuara me Ligj.

Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, si:

Deklaroni dhe paguani saktë tatimin;

Mbani dokumentacionin sipas Ligjit;

Dokumentoni mallrat në stoqe sipas kërkesave ligjore;

Dokumentoni mallrat të cilat i mbani në konsignacion;

Dokumentoni mallrat gjatë transportit;

Dokumentoni mallrat gjatë shitjeve ambulante;

Lëshoni faturë tatimore për transaksionet biznes për biznes;

Lëshoni kuponë fiskal për transaksionet Biznes për konsumatorin final (person fizik jo afarist), etj.

Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjithë personat fizikë afarist dhe personat juridikë t’u përgjigjen detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.Dokumentimi i mallit është obligim ligjor!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni