Kreu Ekonomi Ky është numri i bizneseve që gjinden pranë falimentimit, kaq para kerkojne nga shteti

Ky është numri i bizneseve që gjinden pranë falimentimit, kaq para kerkojne nga shteti

nga Flamur Berisha

Rreth 13 mijë biznese në Kosovë, që i përkasin sektorit të hotelerisë dhe turizmit, rrezikohen të mbyllen për shkak të humbjeve të mëdha si pasojë e pandemisë Covid-19. E shpëtimi i tyre po kërkohet të bëhet nga shteti, duke i dhënë hiç më pak se 1 miliard euro.

Pa pasur mbështetje nga shteti me mbi 1 miliard euro për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, rrezikohen të mbyllen mijëra biznese të këtij sektori për shkak të humbjeve të mëdha si pasojë e pandemisë Covid-19.

Kështu ka thënë Hysen Sogojeva kryetar i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, gjatë takimit me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ai përmendi se si pasojë e pandemisë rrezikohen 13 mijë biznese të këtij sektori.

Sogojeva po ashtu tha se mundësia e vetme është hapja e këtyre sektorëve dhe marrja e masave të shtetit ndaj atyre bizneseve të cilat nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Jam kategorik që të hapet ky sektor dhe merr masa ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Megjithatë, është e nevojshme se për t’i shpëtuar bizneset e sektorit të hotelerisë dhe turizmit nga mbyllja duhet intervenim nga shteti me mbi 1 miliard euro, pasi dëmet janë të mëdha që janë shkaktuar tash e mbi një vit nga mbyllja. “Çdo ndarje që vjen prej Ligjit të Rimëkëmbjes përparësi t’iu jepet atyre që kanë humbur më së shumti. Pa intervenuar 1 miliard në këto biznese nuk ka shans të rregullohet situata. Nuk ka nevojë për kufizime, shteti duhet që përmes mekanizmave të vet të marrë masa ndaj atyre që shkelin masat”.

Sogojeva tha se nëse nuk lejohet hapja e sezonit të dasmave atëherë diaspora nuk do të vijë në Kosovës.

Ai paralajmëroi institucionet e vendit se mos të çuditen kur të organizojnë protesta për mospërmbushje të premtimeve.

“Nëse nuk del dikush që ekziston mundësia që të hapen sallat e dasmave atëherë diasporën e ke të ndalur dhe rezervimet filluar me i bë në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Mos të çuditen që ka me pas protesta sepse nuk mundem me ndalë”.

Po ashtu Sogojeva ka kërkuar në këtë takim të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit, që sipas tij, do ta ndihmonte këtë sektor për zhvillim. Ai tha se vetëm 10 mijë euro është buxheti i ndarë për turizëm nga shteti.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala dhe anëtari i këtij i Komisionit ngritën shqetësimin e tyre se nëse nuk vaksionohet popullata deri në verë dhe nuk hapet sektori i turizmit dhe gastronomisë do të shtyjë diasporën që mos të vijë sivjet në Kosovë.

Komisioni është takuar edhe me Oden e Afarizmit të Kosovës. Gjykata Komerciale, Ligji për investitorë strategjik dhe oferta më e favorshme për të bërit biznes në vend është më se e domosdoshme për bizneset që do të për rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale në vend. Këto ishin kërkesat gjatë takimit me Komisionin Parlamentar për Ekonomi Industri nga kryetari Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Kryetari i bordit të OAK, Krasniqi në këtë takim parlamentar, tha se ky bashkëpunim është i nevojshëm për ligje të favorshme dhe zbatimin e tyre për bërë biznes, kjo marrë parasysh gjendjen e rëndë si rezultat i pandemisë.

“Janë disa ligje të cilat kanë ngecur së zbatuari. Është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Ligjit për investime, kurse ligji i kaluar për Investime Strategjike nuk pati sukses. Investitorë të huaj dhe vendor me miliarda euro synime për investime në Kosovë janë tërhequr, ndërsa me atë ligj vetëm dy-tre investitorë kanë marrë statusin investitorë strategjik”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën janë regjistruar edhe 5 viktima nga koronavirusi. Në bazë të raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe 327 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, nga 3.104 testime të bëra.

Kosova ka shënuar rastet e para me koronavirus në muajin mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 28 prill, sipas të dhënave zyrtare janë infektuar gjithsej 104.717 persona, prej të cilëve 93.079 janë shëruar ndërsa 2.153 kanë vdekur.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ende nuk filluar shpërndarjen e mjeteve nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike për bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili në Kuvendin e Kosovës është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka ndarë 222 milionë euro për sektorin privat, shëndetësor, skema sociale, arsim dhe kulturë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni