Kreu Financa Ky është numri i kesaj kategorie të personave qe do të përfitojnë nga 600 euro

Ky është numri i kesaj kategorie të personave qe do të përfitojnë nga 600 euro

nga Flamur Berisha

Mësimin do t’ia përshtasim tregut të punës

Sot, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit e cila mundëson të rinjtë tanë të marrin aftësi të reja që do t’u duhen për tregun e punës.

Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale.

Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit. Përmes kësaj mbështetjeje synojmë të nxisim të rinjtë tanë që të orientohen drejt botës dixhitale, ku tregu i punës ka nevojë të jashtëzakonshme.

Programimi, zhvillimi i web dhe apps, rrjetat kompjuterike, databazat, dizajni, marketingu online, rrjetet sociale, etj., janë disa nga fushat që do të mbështeten. Përfituesit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe ne do të mbulojmë:
– 200 euro shpenzime të ndërlidhura
– 300 euro rimbursim për koston e kursit, dhe
– 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit.

Kemi thënë se do ta lidhim mësimin me tregun e punës, dhe, ne si Ministri e Punës bashkë me Ministrinë e Arsimit sot bëmë hapin e parë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni