Kreu Ekonomi Ky është vendimi i fundit i qeverisë (Dokument)

Ky është vendimi i fundit i qeverisë (Dokument)

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që ta shfuqizoj vendimin për emërimin e zëvendësdrejtorit për Shërbime Administrative-Financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror (ASHNA).

Të njëjtin lajm e ka konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se, është shtuar ligjshmëria duke shfuqizuar këtë vendim, përcjell Telegrafi.

“Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri”, njofton Kurti në Facebook.

Po ashtu, ai ka thënë se nga 14 vendimet e marra në mbledhjen e djeshme, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, te ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni