Kreu Ekonomi Ky është vendimi i fundit i Qeverise Kurti

Ky është vendimi i fundit i Qeverise Kurti

nga Flamur Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka njoftuar se Rifat Latifi do të jetë Ministër i ri i Shëndetësisë, shkruan Reporteri.net.

“Posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të shëndetësisë. Rifat Latifi, ai erdhi pardje nga New Yorku në Prishtinë”, njoftoi Kurti.

Në anën tjetër, Latifi ka thënë se do të angazhohet me gjithë qenia për ngritjen e kapaciteteve në mjekësi.

“Faleminderit për nderin e madh që më keni bërë me këtë detyrë të jashtëzakonshme. Do të angazhohem me gjithë qenien për t’i ngritur standardet shëndetësore. Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ne do të investojmë në rritjen e kualitetit të shërbimeve. Shërbimet do të krijojnë të ardhura, me të ardhurat e shërbimeve ne investojmë sërish në kualitet”, tha ministri i ri, Latifi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni