Kreu Ekonomi Ky është vendimi i fundit nga Qeveria e Kosoves.

Ky është vendimi i fundit nga Qeveria e Kosoves.

nga Flamur Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Ilir Kapitin zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kështu ka bërë të ditur Kapiti përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se këtë pozitë e ka pranuar me përkushtim.

“Sot, Kryeministri Kurti, më emëroi Zv. Ministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transferev. Me shumë përkushtim e pranova këtë pozitë dhe konfirmoj angazhimin  tim në rimëkëmbjen ekonomike të vendit”, shkruan Kapiti.

Kapiti po ashtu ka thënë se është i bindur se çështja e Luginës së Preshevës do të adresohet në Kuvendin e Kosovës.

“Po ashtu, jam i bindur se çështja e Luginës do vazhdoj të adresohet në Kuvend nga grupi parlamentar i VV-së. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj”, shkruan Kapiti

Ju gjithashtu mund të pëlqeni