Kreu Financa Ky është vendimi i plotë i qeverisë për 10% të Trustit

Ky është vendimi i plotë i qeverisë për 10% të Trustit

nga Kontabilisti

Qeveria ka miratuar një vendim të ri lidhur me 10% të mjeteve nga fondi pensional (Trusti) të cilat rreth dy vjet më parë qytetarëve iu lejua t’i tërhiqnin.

Ekzekutivi e ndryshoi vendimin e vitit të kaluar, që parashihte afatin për aplikim dhe fillimin e rimbursimit të mjeteve për ata që kishin tërhequr 10% të kursimeve në Trust. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha në mbledhjen e Qeverisë se kanë nevojë për më shumë kohë që ta kryejnë rimbursimin, raporton Gazeta Express.

“Në vendimin bazë ka qenë e paraparë që deri në fund të këtij viti të bëhej një platformë apo një formë aplikimi për personat që do të duhej të rimbursoheshin, sipas ligjit që parashihet. Megjithatë, meqenëse na duhet afat shtesë për këtë gjë, kemi kërkuar që afati të shtyhet deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. Pra, edhe gjashtë muaj shtesë”, tha ai.

“Rimbursimi në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, përcaktohet në çdo vit fiskal duke filluar nga viti 2023”, thuhet në vendim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni