Kreu Financa Ky është vendimi i ri i Ministrise së Financave (Dokument)

Ky është vendimi i ri i Ministrise së Financave (Dokument)

nga Flamur Berisha

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭𝐢 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐌𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐌𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈

Prishtinë – 26 nëntor 2021
Në mbledhjen e mbajtur sot në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka nënshkruar dy marrëveshje me homologet nga Shqipëria, përkatësisht Ministren Ibrahimaj dhe Ministren Manastirliu. Marrëveshjet e nënshkruara sot synojnë zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të të dy vendeve në fushën e mirëqenies sociale.

Marrëveshja e nënshkruar në mes të Ministrit Murati dhe Ministres Ibrahimaj në fushën e Sigurimeve Shoqërore si objektiv kryesor ka sigurimin e mbrojtjes shoqërore për qytetarët që jetojnë në të dy vendet, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës, si dhe të realizojnë të drejtën në pension nga fondi i kursimeve pensionale individuale. Me fjalë të tjera, përmes kësaj marrëveshje qytetarët e të dy vendeve do të kenë mundësi që të pranojnë pensionet përkatëse që u takojnë sipas legjislacionit të vendeve të tyre, në vendin ku ata janë duke jetuar pas pensionimit, në Kosovë apo në Shqipëri.

Në anën tjetër, marrëveshja e nënshkruar në mes të Ministrit Murati dhe Ministres Manastirliu përkon me Fushën e Mbrojtjes Sociale dhe ka për qëllim bashkëpunimin në mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Përmes kësaj marrëveshje synohet përcaktimi i rregullave të bashkëpunimit në mes të të dy palëve për të siguruar mbrojtën e fëmijëve pa kujdes prindëror, riatdhesimin e fëmijëve të pashoqëruar, si dhe lehtësira për realizimin e kontaktit të fëmijëve me prindër të shkurorëzuar.

Të dyja këto marrëveshje edhe më tej fuqizojnë bashkëpunimin e suksesshëm e të vazhdueshëm me Republikën e Shqipërisë dhe shtyjnë përpara vizionin e përbashkët për ngritje të mirëqenies shoqërore të qytetarëve në të dy vendet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni