Kreu Ekonomi Ky lajm më të vertetë po i brengosë qytetaret e Kosovës

Ky lajm më të vertetë po i brengosë qytetaret e Kosovës

nga Kontabilisti

Njohësi i Ekonomisë, Astrit Panxha, po vlerëson se situata, në të cilën po gjenden qytetarët e Kosovës, është vetëm fillimi i asaj çka pritet të shihet sa i përket rritjes së çmimeve në produkte të ndryshme, përfshirë ato elementare.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Panxha madje tha se ky nuk pritet të jetë problemi i vetëm që do të afektojë te qytetari, njofton Klankosova.tv.

”Ne nuk kemi me u përballë vetëm me ngritje të çmimeve, por ka me qenë vështirë edhe ku me siguru. Për këtë arsye, si vend i vogël që jemi, qeveria duhet ta bëjë një Task-Forcë, të shikojë cilat janë shtetet mike të Kosovës, që mund të na i ofrojë, për arsye të sigurisë kombëtare, këto produkte në kohë dhe me çmim të caktuar”.

”Nëse shkon në SHBA, Iowa shembull, ai është shtet mik i yni. Thuaji a jemi të binjakëzuar si shtete, çka mund të na sigurosh për këtë periudhë? Kjo është të jesh proaktiv. Njëjtë si vaksinat, nuk guxojmë të humbim kohë e të na ndodhë rasti i njëjtë. Secili shtet po mbyllet në vete. Gjendu vetë”.

”Duke marrë parasysh këto dy vende kanë edhe një peshë të madhe në aspektin e furnizimit me lëndë të parë, duke filluar nga Rusia, që është furnizues i madh i derivateve të ndryshme, pastaj mineraleve dhe në fund të produkteve bujqësore”.

”Ukraina po ashtu është furnizues i madh i grurit. Mos të harrojmë që në shumë statistika thuhet që Ukraina mund t’i furnizojë me ushqim rreth 600 milionë njerëz. Është prodhuesi më i madh i lulediellit dhe vajit në botë. Ky është vetëm fillimi i një krize, që do të thellohet në muajt në vijim, nëse nuk kemi një stopim të konfliktit”.

”Ekzistojnë zëra të ndryshëm që Rusisë t’i vendosen sanksione edhe sa u përket derivateve dhe gazit”.

Sipas Panxhës, kësaj situate nuk po i shihet fundi, ndërsa sektori publik nuk arrin të sigurojë apo lehtësojë prodhimin për sektorin privat, për këtë ai përmendi edhe një shembull.

”Ky është vetëm fillimi i një ngritjeje të çmimeve, ku fundi nuk po i shihet, po efekti i menjëhershëm në shportën e qytetarit në nivel global, sidomos në Kosovë, është duke u vërejtur. Kemi rritje të çmimit të ushqimit, të derivateve, dhe kjo do të reflektohet edhe në muajt në vijim që për fat të keq është një krizë që nuk na është dashtë në këtë fazë, por që në rrethanat e jashtme, do të ndikohet jashtëzakonisht shumë”.

”Ka diskrepancë të madhe në mes asaj çka ndodh në sektorin privat dhe çka din sektori publik. Nuk dimë. Ne nuk e dimë sa janë kapacitetet e mullinjve në Kosovë. Shërbyesit civilë janë ata që 90% e tyre që kanë qenë edhe me këtë qeveri edhe në të kaluarën”.

”Nuk kemi politika të mirëfillta. Ne përballemi, kemi një rafineri të vajit në Kosovë, që në nëntor apo dhjetor është bërë aplikimi për leje me importu acid sulforik, që nevojitet në procesin e prodhimit. Dhe vazhdimisht kemi dërguar kërkesa, ”lëshojeni licencën se po përballemi me rezervat e fundit të prodhimit”, nuk kthen përgjigje. Për ta sensi i kohës nuk ka rol. Koha për biznesin është para dhe në rrethanat që jemi tani, koha për biznesin është ose ke me ndalë prodhimin. Ne përballemi me sindromën e nënshkrimit, ku nuk nënshkruhen vendimet. Në përgjithësi, shërbyesit civilë vonojnë vendimet ndaj sektorit privat”.

Ai thekson se për këtë duhet të hapet debat mes sektorit privat dhe atij publik.

”Mos me u përballë me rastin siç ndodhi me atë të vaksinave. Në këtë rast, duhet të shohim kush është prodhuesi më i madh i grurit, pas Rusisë dhe Ukrainës. Me shku me thanë, shteti në sektorin privat duhet me siguru ku janë rezervat e grurit, të vajit, të naftës. Se ne si sektor privat mundemi me shku me negociu, por ndikimi qeveritar është ndryshe”.

”Nëse thotë kryeministri i Kosovës na nevojitet grurë kaq, se ne jemi vend i vogël. Kur e thotë përmes kanaleve diplomatike, me u siguru tash, tash është koha se kriza ka me u thellu sa më shumë gjatë konflikti. E konflikti siç po shihet nuk do të kryhet. Çka janë hapat tash? Me u subvencionu me u mbjell gruri tash? Ne mund të presim rritje të çmimit të bukës, vajit, një litër vaj pritet të arrijë 3 euro, por do ketë edhe mungesë, sepse nëse vazhdon me këto trende siç po shihet, gradualisht këto produkte strategjike për çdo shtet secili e mbron për interes të vet”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni