Kreu Ekonomi Lajm i mire: Arben Vitia tregon daten kur do te filloje vaksinimi masiv i qytetareve

Lajm i mire: Arben Vitia tregon daten kur do te filloje vaksinimi masiv i qytetareve

nga Flamur Berisha

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke raportuar në komisionin për shëndetësi ka bërë të ditur se tashmë është nënshkruar plani shtetëror për vaksinim masiv dhe do të fillojë së zbatuari nëpër komunat e Kosovës.

Vitia po ashtu ka bërë të dituar edhe situatën me COVID-19 në Kosovë duke theksuar se ka ulje të rasteve ditore e të vdekjeve.

“Ka ulje të rasteve me ulje mesatare ditore në 40 raste në ditë. Nga IKSHPK raportojnë se rastet e vdekjeve janë ulur për 60%. Gjatë 7 ditëve të fundit 152 raste, 4 vdekje  Situata e përmirësuar ka ndikuar që të ulen edhe rastet e të hospitalizuarve dhe në spitalet e përgjithshme”, tha Vitia.

Ministri Vitia para deputetëve të komisionit për shëndetësi ka folur edhe për planin për vaksinimin e qytetarëve.

“Kur kemi ardhur në detyrë kemi gjetur një plan dhe me ardhjen e vaksinës na është dashur që të vazhdojmë me atë plan ekzistues pa pasur kohë ta rishikojmë atë. Kur kemi ardhur nuk kemi gjetur asnjë komunikim me prodhuesit dhe asnjë deklaratë konfidenciale që nënshkruhet me rastin e fillimit të diskutimeve”, tha Vitia.

“Deri më sot kanë arritur mbi 178 mijë doza të vaksinave dhe do të kemi dhe të tjera ditëve në vijim. Deri në fund të vitit do te kemi deri në 2 milionë vaksina për vaksinimin e 60% te popullatës. Kosova ka zinxhir te ftohtë për shumë lloje të vaksinave. Tashmë është nënshkruar plani për vaksinim në masë dhe do të fillojë së zbatuari nga 15 qershori”, shtoi ai.

Në komisionin për Shëndetësi është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth menaxhimit të pandemisë dhe procesit të  i vaksinimit anti COVID si dhe strategjisë Legjislative të  Ministrisë së Shëndetësisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni