Kreu Biznes Lajm i mire. ATK merr këtë vendim për biznese

Lajm i mire. ATK merr këtë vendim për biznese

nga Kontabilisti

ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka publikuar versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI, përmes të cilit tatimpaguesit mund të regjistrohen për tatuarje në bazë të të ardhurave reale.Shërbimi i ri elektronik për regjistrim të tatimpaguesit për tatuarje në bazë të të ardhurave reale është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI dhe është në dispozicion për të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë arritur pragun apo që vullnetarisht zgjedhin për tatuarje në bazë të të ardhurave reale, ashtu siç është e përcaktuar me Ligjin për Tatim në të Ardhura Personale dhe Ligjin për Tatim në të Ardhura të Korporatave.

Tatimpaguesit, që obligohen apo vullnetarisht zgjedhin të regjistrohen për tatuarje në bazë të të ardhurave reale, kërkesën për regjistrim, do ta parashtrojnë përmes Sistemit Elektronik EDI.Për t’u regjistruar për tatuarje në bazë të të ardhurave reale, tatimpaguesi duhet të ndjek hapat si në vijim:

1. Kyçet në sistemin EDI;

2. Klikon në menynë “Shërbimet”;

3. Zgjedh nën menynë “Formularët elektronik”;

4. Zgjedh llojin e formularit “Kërkesë për tatuarje në të ardhura reale”; dhe

5. Plotëson kërkesën dhe klikon mbi butonin “Regjistrohu”.Pasi të parashtrohet kërkesa nga ana e tatimpaguesit, sistemi do të bëjë verifikimin e të dhënave të tatimpaguesit.

Vetëm për tatimpaguesin që plotëson të gjitha kriteret për tatuarje në bazë të të ardhurave reale, regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike.

Në momentin e regjistrimit të tatimpaguesit për tatuarje në bazë të të ardhurave reale, tatimpaguesi pranon mesazhin, me të cilin njoftohet se regjistrimi ka përfunduar me sukses dhe njëherësh në mënyrë automatike i hapen llogaritë tatimore përkatëse, gjegjësisht llogaritë: IL dhe PD për Personin fizik afarist apo QL dhe CD për Personin Juridik.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni