Kreu Ekonomi Lajm i mirë: Edhe 30 biznese të udhëhequra nga gratë do të mbeshteten me grande. Apliko ketu!

Lajm i mirë: Edhe 30 biznese të udhëhequra nga gratë do të mbeshteten me grande. Apliko ketu!

nga Flamur Berisha

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me Shqipe Breznica, nga organizata gjermane “Help” në Kosovë, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës 30 biznese të udhëhequra nga gratë në Prizren që operojnë në fushën e Efiçencës së Energjisë, do të përfitojnë subvencione, me qëllim të përforcimit të biznesit të tyre.

Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se në kuadër të projektit të paktën 30 biznese do të mbështeten për të filluar ose zhvilluar bizneset e tyre ku do të perfitojnë: Donacion për pajisje me vlerë mesatare prej 2,649.00 Euro; Organizimi i biznesit dhe trajnimet profesionale sipas nevojave të klientit; si dhe do të bëhet Monitorimi i bizneseve të mbështetura.

Po ashtu, kryetari Haskuka, deklaroi se përveç fuqizimit të grave të qytetit tonë, deklaroi se Projekti do të ketë ndikime pozitive në (A) zvogëlimin e kërkesës për energji/rrymë elektrike dhe shpenzime të ngjashme në sektorin banesor dhe (B) pranimin dhe rritjen e konkurrencës së tregut të shërbimeve energjetike të Kosovës, duke e nxitur rritjen e vetëdijes së amvisërive – pronarëve të shtëpive private dhe banesave në ndërtesa me shumë banesa, ku do të zbatohen masat e efiçiencës energjetike (MEE) dhe ndërmarrjet afariste pronare të të cilave janë gratë që mbështeten me shtysat financiare të Projektit.

Nga ana tjetaër, Shqipe Breznica, nga organizata gjermane “Help” në Kosovë, theksoi se efektet e pritura pozitive të kësaj ndërhyrjeje ne vend janë: Kursimi i energjisë si përfitim, krijimi i Shoqatës së Pronarëve të Shtëpive (SHPSH), të cilët në mënyrë aktive kërkojnë instalime për sigurimin e efiçiencës energjetike (EE), prania e shtuar e ofruesve të shërbimeve me kualifikim të duhur dhe kompanitë vendore të inxhinierisë (që e respektojnë barazinë gjinore) bashkë me praninë e prodhimeve teknologjike EE. Efekte të tjera pozitive mund të priten nga interesimi i shtuar dhe përfshirja e bankave vendore në ofrimin e ndihmës shumë të nevojshme financiare për sektorin në fjalë në kushte konkurruese.Brezinca, po ashtu deklaroi se në projekt do t’u kushtohet vëmendje e shtuar ndjeshmërisë së grupeve të cenueshme dhe barazisë gjinore duke kontribuar kështu në zvogëlimin e varfërisë energjetike në Kosovë. Në fund, çështjeve po aq të rëndësishme mjedisore dhe shoqërore që ndërlidhen me projektet EE do t’u jepet hapësirë e duhur në promovimin e MEE (Masave të Efiçiencës Energjetike) në këtë sektor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni