Kreu Financa Lajm i mirë: ekzekutohen pagat per keto kategori

Lajm i mirë: ekzekutohen pagat per keto kategori

nga Kontabilisti

Janë ekzekutuar të premten pasdite pagesat për muajin shtator për mësimdhënësit grevistë, kanë konfirmuar nga Asociacioni i Komunave dhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë shkurt për KOHËN se janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit grevistë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ahmet Pllana nga SBASHK-u. Po ashtu disa mësimdhënës kanë konfirmuar se pagat u kanë dalë në llogari.

Gjatë ditës, Ibrahimi u shpreh optimist se mësimdhënësit do të marrin pagat gjatë të premtes, ndërsa pasdite ka thënë shkurt për KOHËN se “mund ta konfirmojë që pagat janë ekzekutuar”.

Nga 25 gushti deri më 1 tetor sektorë të ndryshëm publikë ishin në grevë në kërkim të 100 eurove shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Qeveria i ndau nga 50 euro në muaj deri në fund të vitit, në kuadër të pakos për përballje të inflacionit, por kjo s’gjeti pajtim te grevistët. Megjithatë, greva u pezullua më 1 tetor pa marrëveshje mes palëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni