Kreu Ekonomi Lajm i mire, kete jave pritet te votohet ligji per rimekembje ekonomike

Lajm i mire, kete jave pritet te votohet ligji per rimekembje ekonomike

nga Flamur Berisha

Pavarësisht se kryeministri Avdullah Hoti kishte premtuar se këtë javë do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19, të hënën shefi i Grupit Parlamentar që drejton Qeverinë e Kosovës, Arben Gashi nuk premton por shpreson që do të kaloj ky Projektligj.

Javën e kaluar, ky Projektligj në mungesë të kuorumit kishte dështuar të miratohet nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere, shkruan Telegrafi.

Hoti kishte thënë se këtë javë do të arrihet një konsensus që të votohet ky Projektligj.

“Unë sot po jap edhe premtim publik që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kaloj javën tjetër [këtë javë] dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohen të gjitha çështjet, edhe mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre. Unë besoj se do të mbërrijmë një konsensus të gjerë. Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i prek të gjithë qytetarët, të gjitha bizneset dhe gjitha familjet pa përjashtim. Unë e kam shpreh disa herë gjatë diskutimit që kemi pasur se jam plotësisht i hapur për të pranuar rekomandime nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim”, kishte thënë Hoti.

Mirëpo, kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se, shpreson që brenda kësaj javë të kalon Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Kishim mbledhje me Grupin Parlamentar me kryetarin dhe kryeministrin. Diskutuam për çështjen e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe po shpresojmë që brenda javës të kalojë. Prioritet ishte rimëkëmbja ekonomike dhe diskutimet sesi do të arrihet deri

jatë mbledhjes së fundit të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi kishte thënë se Qeveria duhet t’i merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh, ai tha se do ta votojnë Projektligjin.

“Jemi në një situatë shumë të pa lakmueshme ku ky Projektligj është bërë një problem ditor i gjithë qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë edhe i komunitetit të biznesit dhe shfrytëzoj këtë takim të Komisionit t’i bëj thirrje partive në pushtet, Qeverisë, që pa humbur kohë të ulet bashkë me grupin tonë parlamentar dhe t’i merr parasysh vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e Grupit Parlamentar të PDK-së. Në momentin kur ato rekomandime merren parasysh PDK me 24 votat e saj do ta mbështesë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, kishte thënë Gashi, përcjell Telegrafi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni