Kreu Ekonomi Lajm i mire: Kjo kompani Gjermane synon punësimin e 280 qytetarëve!

Lajm i mire: Kjo kompani Gjermane synon punësimin e 280 qytetarëve!

nga Flamur Berisha

Kompania Gjermane “Soilcos” pritet të ndërtojë një fabrikë për riciklimin e mbeturinave për prodhimin e energjisë së ripërtritshme në Komunën e Podujevës.

Siç thuhet në një njoftim të Komunës, kjo fabrikë do të kushtojë 55 milionë euro, ku do të punësohen 280 punëtorë.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me anëtarët e ekzekutivit, Bujar Hasani, Fevzi Jetullahu dhe Ajet Potera, pritën në takim pronarin e kompanisë ‘Soilcos’ nga Gjermania, Jurgen Stainmuler, përfaqësuesin e kësaj kompanie në Kosovë, Bekim Zejnullahu dhe Rejona Zejnullahun, drejtoreshë e Kompanisë ‘Erdi R Products”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës. “Gjatë takimit të sotëm me kryetarin Bulliqi, pronari i kompanisë gjermane, Jurgen Stainmuler, shprehu gatishmërinë të investojë në komunën tonë dhe ofroi projektin për ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme”.

Sipas këtij njoftimi, kryetari Bulliqi ka shprehur gatishmërinë e plotë në përkrahjen e këtij projekti në aspektin administrativ dhe në ofrimin e kushteve infrastrukturore.

“Përveç përfitimeve në ruajtjen e ambientit dhe prodhimin e energjisë, me këtë projekt do të krijohen edhe shumë vende të reja pune për të rinjtë llapjanë”, ka thënë Bulliqi, përcjell njoftimi.

Sipas njoftimit, kryetari Bulliqi dhe investitori gjerman u pajtuan që menjëherë të fillohet me procedurat për realizimin e projektit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni