Kreu Financa Lajm i mire: Kosova perfiton 50.6 milion euro. Ja si do te perdoren

Lajm i mire: Kosova perfiton 50.6 milion euro. Ja si do te perdoren

nga Kontabilisti

Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, dhe Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde, nënshkruan në selinë e Bankës Botërore në Washington Marrëveshjen për Financim për Operacionin e Financimit të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme. Ky financim, në shumën prej 50.6 milionë euro, mbështet reforma për transparencën fiskale, zhvillimin e sektorit privat, dhe forcimin e qëndrueshmërisë mjedisore në vazhdën e krizës së COVID-19. Financimi është kredi e butë nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), e Bankës Botërore, me kohëzgjatje (maturim) prej 25 vitesh dhe me fillim të shtyer pagese (grejs-periudhë) prej 5 vjetësh. Më shumë: https://www.worldbank.org/…/world-bank-and-kosovo-sign…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni