Kreu Biznes Lajm i mire: mbi 300 milion euro kredi për ndërmarrjet në Kosovë

Lajm i mire: mbi 300 milion euro kredi për ndërmarrjet në Kosovë

nga Flamur Berisha

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka bërë të ditur se deri më tani ka garantuar mbi 300 milionë euro kredi për ndërmarrjet në Kosovë së bashku me bankat partnere, të shpërndara në 7 mijë e 593 kredi gjithsej.

“Vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga bankat partnere të cilat janë garantuar nga #FondiKosovarpërGaranciKreditore ka kaluar vlerën 300 milion euro, shpërndarë në 7,593 kredi”, thuhet në njoftimin për media nga FKGK.

Nga FKGK thonë se si institucion e vlerësojnë lartë bashkëpunimin e mirëfilltë të bankave partnere me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore për vazhdimësinë e përkrahjes së NMVM-ve përmes qasjes në financa, për mbështetje të likuiditetit dhe investimeve të tjera në mënyrë që të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rikuperimit. /Buletini Ekonomik/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni