Kreu Financa Lajm i mire: me këtë datë pritet të ekzekutohen pagesat per pensione

Lajm i mire: me këtë datë pritet të ekzekutohen pagesat per pensione

nga Kontabilisti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, ka bërë të ditur se pensionet tashmë do të paguhen në mes të muajve dhe jo në fund.

Në një konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Murati tha se kjo do të rrisë likuiditetin e familjeve.

“E kemi pa të nevojshme të ndryshojmë afatin kohor kur paguhen pensionet. Ka qenë java e fundit e muajit, zakonisht data 24-25, tani e tutje synimi ynë është që pensionet të paguhen në mes të muajit. Duke filluar nga ky muaj do të tentojmë të premten, eventualisht të hënën të bëhet realizimi i pensioneve. Data 17 më së largu, pra që nga ky muaj do të kemi pagesën e pensionit në mes të muajit, kurse pagat në fund. Kësisoj sigurimi që secila familje që ka një pensionist ka një likuiditet shtesë”, tha ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni