Kreu Financa Lajm i mire: Minsitria e Ekonomise hap afatin për aplikim për subvencionim te kesaj kategorie

Lajm i mire: Minsitria e Ekonomise hap afatin për aplikim për subvencionim te kesaj kategorie

nga Kontabilisti

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur sot se ka zgjatur afatin për fazën e dytë për subvencionimin e efiçiencës së energjisë.

Sipas komunikatës, ministria ka vendosur që për aplikantët e parakualifikuar në fazën 1, do të zgjatet afati për aplikim në fazën e dytë deri më 7 nëntor 2022.

“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2” – bën të ditur ministria.

Po ashtu, ministria i ka ftuar të gjithë qytetarët e kualifikuar në fazëën e parë, që sa më parë të kryjën këtë proces, në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

Më 6 tetor të këtij viti Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen për subvencionim të energjisë.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë.

Ndërsa me 18 tetor, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka njoftuar se brenda 6 ditëve të para kanë pranuar rreth 6 mijë aplikime për subvencionim të pajisjeve për ngrohje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni