Kreu Ekonomi Lajm i mire nga Administrata Tatimore e Kosoves

Lajm i mire nga Administrata Tatimore e Kosoves

nga Flamur Berisha

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀 – 𝟏𝟓.𝟖 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐲𝐫𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏

Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës. ATK, për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmërit që ATK ka pasur për periudhën Janar-Prill 2021.Gjatë kësaj periudhe, ATK ka inkasuar 201.3 milion euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 37.2% apo 54.6 milion euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin kemi inkasuar 15.8 milion euro më shumë ose 8.6%.Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të kemi realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim.ATK, inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni