Kreu Biznes Lajm i mirë nga ATK për këto kategori të bizneseve.

Lajm i mirë nga ATK për këto kategori të bizneseve.

nga Flamur Berisha

Në një intervistë të gjatë për Buletinin Ekonomik, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se përmes një udhëzimi administrativ që tashmë veqse ka dalë nga dëgjimi publik, synohet që të ketë lehtësira në aspektin e zhvillimit të procesit të fiskalizimit të bizneseve që ende janë të pafiskalizuara, dhe po ashtu edhe tek bizneset të cilat veçse janë të fiskalizuara por që kanë kosto ose barrë e kanë mirëmbajtjen e pajisjes fiskale me një kosto bukur të lartë.

Në këtë rast, sipas Murtezajt, përmes këtij udhëzimi administrativ pashihet që të ketë reduktim të kësaj kostoje në nivel shumë të madh, dhe mirëmbajtjen dhe abonimin pritet ta marrë përsipër vet ATK-ja. Aktualisht, mirëmbajtja dhe abonimi për pajisjet fiskale në Kosovë është diku 90 euro në vit, përcjell Buletini Ekonomik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni