Kreu Ekonomi Lajm i mire nga Ministria e Financave. Kesaj kategorie i subvencionohet 50% e pagës

Lajm i mire nga Ministria e Financave. Kesaj kategorie i subvencionohet 50% e pagës

nga Flamur Berisha

Subvencionimi i pagës 50% për të gjitha gratë që punësohen

Sot kam nënshkruar vendimin për operacionalizmin e Masës 1.3 – për Mbështetjen e Grave në Punësim.

Me këtë masë parashihet subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje.

Kurse pas periudhës 3-mujore, do të subvenciohen sipas Masës 1.2, me 10% të pagës bruto.

Kusht është që të punësuarat e reja të mos figurojnë aktive në periudhën tatimore qershor/2021.

Aplikimi, njësoj sikurse edhe për Masën 1.2, do të bëhet përmes sistemit EDI të ATK-së.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website