Kreu Financa Lajm i mirë për keto kategori. Qeveria ndanë mbi 50 milion euro

Lajm i mirë për keto kategori. Qeveria ndanë mbi 50 milion euro

nga Kontabilisti

Rritje e përkrahjes deri në 216%

Pata kënaqësinë që sot të shpalosja rritjen substanciale të mbështetjes për bujq dhe fermerë përmes Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022.
Ne nuk kemi qëndruar duarkryq kundrejtë rritjes së cmimeve të inputeve bujqësore, naftës e të ngjashme!

Përkundrazi, rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore i kundër-përgjigjemi me rritje enorme të përkrahjes për bujqit tanë.

Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet patatja e fasulet, kulturat pemëtare e të tjera.

Vetëm në kategorinë e subvencioneve këtë vit, falë përkrahjes së Qeverisë, kemi në dispozicion 50 milionë euro.

Punimi i tokës përvec se domosdoshmëri, në këto kohë ështe dhe akt patriotik!

Për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqëve tanë do t’iu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro duke iu subvencionuar vlerën prej 0.36 cent për cdo litër naftë të përllogaritur me hektarët e poseduar të tokës së punuar.

Njëherit me një vlerë totale prej rreth 8 milionë për grurin, misrin, fasulen dhe pataten do të subvencionojmë inputet bujqësore për plehërim pranveror në vlerë prej 150e për hektarë për grurin ndërsa me nga 100e euro per hektarë për misrin, fasulen dhe pataten.

Rritja e mbështetjes në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2022, arrin deri 216% rritje të përkrahjes duke filluar nga:

  1. Gruri – nga 150 euro per hektare ,ne 474 euro per hektare, 324 euro më shumë se vitin e kaluar apo 216% rritje!
  2. Misri për 119%
  3. Patatja për 118%
  4. Fasulja për 118%
  5. Perimet në sera për 100%
  6. Perimet në fushë të hapur për 85%
  7. Elbi, luledielli, tëshëra e thekra për 36%
  8. Fara e grurit 21,6%
  9. Pemët 26%
  10. Mjedra 25%.
  11. Gjedhet qumështore 6% dhe qumështi sipas cilësisë 16%.
  12. Vicat për majmëri 150%.
  13. Delet dhe dhitë 25%
  14. Bletët 33%.

Këtë vit poashtu do të subvencionojmë 75% të vlerës së Primit të Sigurimit.

Gruri, misri, patatja e fasulja janë kultura primare këtë vit pasi që i kontribuojnë rritjes së rezervave shtetërore dhe duke parë zhvillimet globale, përveç se duhet t’i kushtojmë rëndësi zhvillimit të sektorit të bujqësisë, duhet siguruar edhe rezervat e mjaftueshmë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Le të mos mbetet asnjë pëllëmbë e Republikës së Kosovës djerrinë. Toka njëherit është pasuri e nga kjo simbiozë përfitojmë bukën e begatë sepse duart më të vlefshme janë ato që punojnë tokën dhe na dhurojnë sigurinë ushqimore.

Gjithashtu, jemi në finalizim të Programit për Zhvillim Rural, ku për të njëjtin do ju mbajmë të informuar me kohë dhe do të prezantojmë masat të cilat do të përkrahen këtë vit.

Njëherit me qëllim të eleminimit të parregullsive dhe problematikave që kanë ekzistuar deri më tani, do të thellojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me komunat me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë.

Gjithmonë, afër prodhuesve vendor!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni