Kreu Ekonomi Lajm i mirë për keto kategori të lehonave

Lajm i mirë për keto kategori të lehonave

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se përmes platformës e-Kosova ka hapur aplikimin për shtesat e fëmijë për rastet e veçanta.

Sipas MFPT-së, raste të veçanta konsiderohen ato kur nëna jeton me lejeqëndrim në Kosovë, kur prindërit janë të divorcuar dhe kujdestarinë e fëmijës e ka babai, kur nëna nuk jeton më dhe kur fëmija është nën përkujdesjen e kujdestarit ligjor.

“Në rastin kur nëna është me lejeqëndrim në Kosovë, kur kujdestarinë e fëmijës e ka babai pas divorcit apo kur nëna nuk jeton më, aplikimi për Shtesa për Fëmijë do t’i mundësohet babait. Pasi aplikuesi ta plotësojë formularin, sistemi automatikisht e verifikon nëse të dhënat janë të sakta dhe nëse aplikuesi është i martuar me një shtetase të huaj, është i ve apo është prind i vetëm”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni