Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një vendimi ka ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës.
Sipas këtij vendimi pagesat janë zbritur për 50%.
Kështu nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, është vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro.