Kreu Financa Lajm i mire per keto kategori te personave. Ndahet nje shume e konsiderueshme e parave

Lajm i mire per keto kategori te personave. Ndahet nje shume e konsiderueshme e parave

nga Kontabilisti

Së shpejti do të mund të aplikojnë për të marrë 500 euro si ndihmë financiare nënat lehona të cilat jetojnë me asistencë sociale në komunën e Prishtinës.

Kjo do të ndodhë sapo Ministria e administrimit të pushtetit lokal të aprovojë ligjshmërinë e vendimit të kuvendit komunal të kryeqytetit për subvencionimin e lehonave me asistencë sociale të marrë më 28 Prill.

Me një aplikim të thjeshtë, duke marrë ekstraktin e fëmijut të porsalindur, një vërtetim të vendbanimit në komunën e Prishtinës dhe kartonin e asistencës sociale nënat do të marrin 500 euro në vit.

Të drejtë aplikimi sipas Adelinë Sahiti, drejtore e mirëqenies sociale në komunën e Prishtinës, kanë gratë të cilat kanë lind fëmijë nga Janari i këtij viti e tutje.

Por, është Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv në organizatën “Action for mother and children”, ai i cili po thotë se këto para komuna është dashur t’i japë për motive tjera për nënat me asistencë sociale, në mënyrë që ato të përdoren për shkollimin ose punësimin e angazhimin e tyre.

Sipas tij, ndihma 500 euro në vit për gratë lehona të cilat jetojnë me asistencë sociale nuk kryen punë, bile, vetëm sa do të shtojë natalitetin e pa planifikuar për këto para.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni