Kreu Ekonomi Lajm i mirë per keto kategori te qytetareve nga Ministria e Financave!

Lajm i mirë per keto kategori te qytetareve nga Ministria e Financave!

nga Flamur Berisha

𝐋𝐢𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐬𝐤𝐞𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭̈ 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐯𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭

Prishtinë – 30 gusht 2021
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë sot vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim. Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.

Ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës, dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni