Kreu Financa Lajm i mire per personat qe kane humbur vendin e punes gjate pandemise

Lajm i mire per personat qe kane humbur vendin e punes gjate pandemise

nga Flamur Berisha

Sot kemi operacionalizuar edhe Masën 1.1 – për rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, përmes së cilës mbështeten me 50% (max 170 euro) për 3 muaj pagat e të gjithë atyre që arrijnë të ri-punësohen.

Verifikimi nëse një punëkërkues kualifikohet për këtë masë ose jo, mund të bëhet përmes veglës në webfaqen e ATK-së:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili punëdhënës që dëshiron të marrë në punë persona që kualifikohen sipas kësaj mase, mund të sigurohet përmes kësaj vegle, nëse i punësuari kualifikohet apo jo për subvencion.

Po ashtu, edhe punëkërkuesit mund të verifikojnë nëse kualifikohen, dhe nëse po, këtë informatë mund ta përdorin gjatë aplikimit për punë, ashtu që ta kenë si avatazh për ri-punësim.

Kushtet për kualifikim janë që punëkërkuesi të ketë qenë i punësuar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020, dhe të figurojë si i papunë për periudhën tatimore prill 2021 – qershor 2021.

Edhe për këtë masë, kërkesa për subvencionim mund të bëhet përmes aplikacionit EDI në ATK.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni