Kreu Financa Lajm i mirë për punetoret e Sektorit Publik. Finalizohet Ligji i Pagave nga Qeveria

Lajm i mirë për punetoret e Sektorit Publik. Finalizohet Ligji i Pagave nga Qeveria

nga Kontabilisti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Projektligji për paga për punëtorët e sektorit publik është finalizuar.

Kryeziu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se Projektligji është çështje javësh prej kur edhe do të dalë për konsultime paraprake.

“Ajo çka mund të ndaj me ju sonte, projektligji tashmë ka formën e tij finale, pra është finalizuar dhe besoj që është çështje javësh prej kur edhe do të dalë për konsultime paraprake e që pastaj do ta ketë të gjithë vëmendjen edhe të publikut dhe të hisedarëve institucionalë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Projektligji ka qenë në plan që të përfundojë më herët, por ka marrë kohë pasi kanë vendosur më përpara kualitetin e tij sesa shpejtësinë me të cilën përfundon ai.

“Projektligji për pagat e sektorit publik që ka për qëllim nivielizimin e pagave. E kuptoni që është i rëndësishëm dhe prek konsiderueshëm shumë familje dhe në të njëjtën kohë ka ndjeshmërinë e atillë që është dashur të trajtohet me kujdesin maksimal. Po ka qenë në plan të përfundojë më herët, ka marrë më shumë kohë se që është pritur, por kjo për shkak se ne e kemi vendosur më përpara kualitetin e projektligjit sesa shpejtësinë me të cilën ai përfundon”, u shpreh Kryeziu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni