Kreu Financa Lajm i mire: qeveria i ndane 5 milionë euro shtesë për fëmijët. Ja kush perfiton

Lajm i mire: qeveria i ndane 5 milionë euro shtesë për fëmijët. Ja kush perfiton

nga Kontabilisti

Edukimi në fëmijërinë e hershme, emërimi i bordit të ri të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, propozim-vendimi për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, ishin disa nga çështjet të cilat janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Kosovës

Të hënën e 4 korrikut, në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Kosovës, është votuar projektligji për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi këtë projektligj të rëndësishëm, teksa theksoi se janë ndarë pesë milionë euro për fëmijët e moshës 0-6 vjet.

“Në planin tonë kemi kushtuar rëndësi dhe për fëmijët 0 deri në 6 vjeç. Që t’u ofrojmë shërbime cilësore këtë vit kemi ndarë 5 milionë euro shtesë”, është shprehur Kurti.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni