Kreu Ekonomi Lajm i mire: Qeveria ndanë edhe 2.5 milion euro te tjera per kete kategori

Lajm i mire: Qeveria ndanë edhe 2.5 milion euro te tjera per kete kategori

nga Kontabilisti

2.5 milion shtesë vetëm sot me vendim të Qeverisë iu shtuan fermerëve përfitues të Programit të Pagesave Direkte 2021 – Subvencioneve!

Bujqësia, për herë të parë me Strategji!

Për herë të parë, politikat për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale do të bazohen në Strategjinë e parë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, strategji e cila u miratua sot në Mbledhje të Qeverisë.

Krahas kësaj, u miratua edhe Strategjia për Pylltari 2022 – 2030 dhe
Plotësim-Ndryshimi i Ligjit Nr.02/L-26 për Tokën Bujqësore i cili u harmonizua me dispozitat sanksionuese të Ligjit për Kundërvajtje.

Në aspektin legjislativ për 9️⃣ muaj qeverisje kemi realizuar më shumë se për 9️⃣ vitet e kaluara. Dhe kjo edhe një herë vërteton vullnetin tonë të plotë për qeverisje të mirë duke patur primare sundimin e ligjit.

Çdo ditë po dëshmojmë përmes veprave konkrete, përkushtimin tonë ndaj fermerëve!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni