Kreu Ekonomi Lajm i mirë rreth qmimeve te artikujve ushqimor

Lajm i mirë rreth qmimeve te artikujve ushqimor

nga Kontabilisti

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka njoftuar se shumë shpejtë pritet të ketë lirim të çmimeve të artikujve ushqimor. Ai madje ua ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos blejnë gjëra të panevojshme sepse shumë shpejt do të bien çmimet, transmeton IndeksOnline.

“Lajmi më i mirë këtë javë është se çmimi i transportit ndërkombëtarë ka pësuar rënie diku mbi 30%.  Pritet që muajt në vijim të stabilizohet transporti detar me kontejner dhe të ketë rënie edhe më të madhe derisa të kthehet në normale”, ka thënë biznësmeni Piraj.

Nga kjo, ai thotë se presim që edhe çmimet e artikujve ushqimor po edhe artikujve të tjerë të lirohen dukshëm.

“Kështu që konsumatorët nuk duhet të blejnë gjërat e panevojshme tani po të presin se shumë shpejt do t’i kenë më lirë dhe më të mira.  Zoti ju bekoftë”, ka njoftuar Piraj

Ju gjithashtu mund të pëlqeni