Kreu Financa Lajm i mirë: USAID ndanë 3 milion dollarë për Kosoven. Ja si do te shperndahen

Lajm i mirë: USAID ndanë 3 milion dollarë për Kosoven. Ja si do te shperndahen

nga Kontabilisti

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar(USAID) ka ndarë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë për Kosovën për pandeminë COVID-19. Kjo ndihmë do të mbështes forcimin e mbrojtjes së fëmijëve të cenueshëm që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimsinë e ofrimit të shërbimeve sociale themelore, raporton Gazeta Express.

Ajo gjithashtu do të përmirësojë shërbimet në terren në kuadër të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të promovuar vaksinimin dhe dixhitalizuar bazën e të dhënave mbi menaxhimin e rasteve të COVID-19 me qëllim të lehtësimit të shkëmbimit të shpejtë të informatave në mes të institucioneve shëndetësore.

Ndihma financiare prej 3 milion dollarë amerikan i është shtuar aktivitetit Reagimi ndaj Pandemisë, i cili zbatohet përmes UNICEF-it dhe ndërton mbi ndihmën paraprake në vlerë prej 5.1 milion dollarë amerikan për COVID-19 që USAID-i zotoi për Kosovën gjatë pandemisë. 

Që kur Kosova konfirmoi rastin e saj të parë me COVID-19, USAID-i ka punuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe komunitetet për të ngadalësuar përhapjen, për t’u kujdesur për të prekurit dhe siguruar pajisjet e nevojshme për të luftuar COVID-19. Vitin e kaluar, USAID-i shpërndau 249 komplete higjienike në qendrat shëndetësore; 7,750 komplete higjienike për familjet dhe 2,400 pako higjienike për nënat dhe foshnjat në të gjitha 38 komunat e Kosovës. 

Me fillimin e vitit shkollor, USAID-i gjithashtu u dhuroi komplete higjienike 660 shkollave fillore dhe të mesme. Aktiviteti Reagimi ndaj Pandemisë gjithashtu punon në avancimin e komunikimit dhe informimit publik lidhur me fushatat e parandalimit dhe vaksinimit kundër COVID-19 në vend, forcimin e sistemit të zinxhirit të ftohtë të vaksinave dhe funksionalizimin e qendrave të përkohshme të vaksinimit.

Shtetet e Bashkuara mbeten donatori më i madh bilateral i sistemit shëndetësor të Kosovës në forcimin e reagimit ndaj COVID-19. Në fillim të pandemisë, Shtetet e Bashkuara siguruan 50 respiratorë fare të rinj dhe të papërdorur si pjesë e një pakoje mbështetëse që përfshinte pajisje shoqëruese të respiratorëve, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinare online. 

Shtetet e Bashkuara gjithashtu sollën pajisje laboratorike të testimit dhe skanerë termik për vendosje në terminalet hyrëse të vendkalimeve kufitare të Kosovës, përfshirë aeroportin e Prishtinës dhe katër vendkalime kufitare tokësore. Rishtazi, USAID-i lehtësoi, në emër të Qeverisë së SHBA-së, shpërndarjen e 538,200 dozave të vaksinës Pfizer.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni