Kreu Ekonomi Lajm i rëndesishem. Sot mblidhet qeveria dhe pritet te mirret ky vendim pozitiv

Lajm i rëndesishem. Sot mblidhet qeveria dhe pritet te mirret ky vendim pozitiv

nga Kontabilisti

Qeveria Kurti do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i draft-konceptit për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Mbledhja pritet të fillojë në ora 11:00.

Kjo është mbledhja e parë e Qeverisë pas një vizite mbi 20 ditore që kryeministri Kurti kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas edhe në Zvicër.

Kurti gjatë qëndrimit në Amerikë u takua me senatorë, përfaqësueses të bizneseve dhe me mërgatën shqiptare atje.

Kryeministri pati një takim edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden, Jake Sullivan, takim ky që Kurti e cilësoi si shumë të rëndësishëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni