Kreu Ekonomi Lajm jo i mirë nga KEDS

Lajm jo i mirë nga KEDS

nga Kontabilisti

Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” është ndalur të dielën si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

Siç bën të ditur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar këtë ndërprerje.

“Ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Në fund, korporata thotë se lidhur me veprimet për ditët vijuese, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Kujtojmë se për disa ditë A3 kishe qenë jashtë funksionit, por që nga 1 shtatori ishte kthyer në punë së bashku me bllokun B2. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni