Kreu Financa Lajm më rëndesi nga Ministria e Financave. Financim mbi 6 milion euro

Lajm më rëndesi nga Ministria e Financave. Financim mbi 6 milion euro

nga Kontabilisti

Ministri Murati dhe Zëvendës Presidenti i BERZh nënshkruajnë marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prizrenin

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim z. Alain Pilloux në javën e takimeve vjetore në Marakesh kanë nënshkruar Marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prizrenin.

Kjo marrëveshje që kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro, prej të cilave 20% janë grant, synon investimet në Efiçiencën e Energjisë së Ndërtesave Publike në Prizren. Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Ministri Murati ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZh-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Në anën e tij, Zëvendës Presidenti i BERZh z. Alain Pilloux u shpreh se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq.

Gjithashtu, ai theksoi se Kosova tashmë është duke punuar intenzivisht në një model të cilin çdo shtet duhet ta ndjek, përkatësisht kombinimin e energjisë efiçiente me energji të ripërtrishme. Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor.

Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni