Kreu Financa Lajm pozitiv: Ministria e Financave me daten 25 egzekuton pagesat per keto kategori

Lajm pozitiv: Ministria e Financave me daten 25 egzekuton pagesat per keto kategori

nga Kontabilisti

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale. Deri me tani lehonat te cilat kane llogari ne banken NLB jane ekzekutuar. Ne bankat tjera ne ditet ne vijim.

Sipas kesaj, njoftohen se me daten 25 te ketije muaji do te ekzekutohen pagesat per Lehona dhe per femije raporton kontabilisti.info

Sipas MF-së, datat për pagesa janë si në vijim:

Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji;

Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji;

Skemat sociale: data 30 e çdo muaji;

Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji;

Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji.

“Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë” thuhet në njoftim.

Tutje, Ministria bën me dije gjithashtu se pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës.

“Qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës” përfundon njoftimi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni