Kreu Biznes Lajm pozitiv per punetor te sektorit privat

Lajm pozitiv per punetor te sektorit privat

nga Kontabilisti

Një investim prej rreth 8.5 milionë euro, i bërë nga kompania Mabetex, i ka punësuar rreth 60 veta, e deri në fund të vitit pritet të punësohen edhe 100 të tjera. 

Derisa në nivele të larta politike dhe shoqërore vazhdojnë kacafytjet e stilit të gjelave, ku të gjithë flasin e askush nuk dëgjon, në nivele të tjera dikush po punon dhe po hapë vende të punës. Gazeta Nacionale e ka përzgjedhur si lajmin pozitiv të këtij muaji hapjen e një fabrike në komunën e Lipjanit, një investim ky shumë milionësh, ku do të punësohen shumë qytetarë të Kosovës, që në rrethana të tjera, në mungesë të shpresës do të mund të kishin qenë pjesë e listës së gjatë të personave që presin për një vizë të punës në Gjermani.

Nacionale për këtë lajm mësoi, në një status të publikuar nga Valon Lluka, drejtor ekzekutiv në Mabetex Holding, i shoqëruar edhe me disa foto të një objekti, që për nga estetika, arkitektura dhe ajo çfarë kishte brenda tyre nuk ishte asgjë më pak se sa çdo fabrikë tjetër në Bashkim Evropian. 

Po për çfarë bëhet fjalë?

“Edhe një investim i përmbyllur me sukses, Fabrika e re e kërpudhave, më e madhja në Evropë tashmë ka filluar punë duke eksportuar 100% të prodhimit”, ka shkruar Lluka në Facebook, të shoqëruar këtë postim me shumë foto.

Pra, në vendin tonë është hapur fabrika më e madhe në Evropë për kërpudha. Nacionale e ka pyetur pastaj z. Lluka se sa është vlera e këtij investimi.

“Investimi në objekte dhe makineri e kapë vlerën prej 8.5 milionë euro”, ka treguar ai.

Kosova vuan tash e shumë kohë për investime të jashtme, siç ndodhin bie fjala në Serbi dhe Maqedoni, ku biznese të huaja, për shkak të kushteve të favorshme i investojnë milionat e tyre./nacionale.com

Në anën tjetër investimet e vetme janë ato të realizuara nga kapitali i bizneseve vendore, që nuk kanë vlerë me të vogël se bie fjala nëse do të ishin miliona euro të Audi, Mercedes, apo çfarëdo biznesi tjetër. Tek e fundit janë pare që i punojnë qindra banorë të papunë të Kosovës./nacionale.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni