Kreu Financa Lajm pozitiv: qeveria ndanë 600 mije euro për keto kategori

Lajm pozitiv: qeveria ndanë 600 mije euro për keto kategori

nga Kontabilisti

Në mbledhjen e 92-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës miratuam 17-të vendime.Për zbatimin e projekteve kapitale në komunat Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë, rialokuam 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal.

Me qëllim të kthimit të ligjshmërisë, shfuqizuam 17 vendime të mëparshme për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te komunat Prizren, Klinë, Malishevë, Skenderaj, Podujevë, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Istog, Pejë, Graçanicë, Zveçan, Vushtrri, Mitrovicë Veriore, Ranillug dhe Kllokot.Caktuam zonat e mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit.

Për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve miratuam udhëzim administrativ.Për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.Emëruam bordet e drejtorëve në katër ndërmarrje publike qendrore.

NP “Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A”, KRU Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren, KRU Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë dhe KRU Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj. Shkarkuam bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe emëruam bordin e përkohshëm të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

Ndamë 40 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjes publike KOSTT Sh. A. për përmbushjen e obligimeve që ka Republika e Kosovës ndaj ENTSO-E.Ndamë 600.000 euro për mbështetjen e prodhuesve vendor.Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, miratuam plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, bëhet 7.4 milionë.Për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021 dhe Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian kërkuam nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni