Kreu Biznes Lajmi i fundit: keto jane sfidat e bizneseve qe do ti kenë në vitin 2022

Lajmi i fundit: keto jane sfidat e bizneseve qe do ti kenë në vitin 2022

nga Kontabilisti

Bota që ne njihnim në vitin 2019 ka ndryshuar prej kur për herë të parë kishte filluar pandemia COVID-19, e cila kishte ndikuar në aspektin shëndetësor dhe ekonomik të secilit shtet në botë.

Në Kosovë, vështirësitë për bizneset kosovare kanë filluar prej marsit të vitit 2020 kur vendi ishte futur në karantinë dhe bizneset për një kohë të gjatë ishin ballafaquar me masat e qeverive të cilat për t’i parandaluar dëmet shëndetësore, duhej të intervenonin në aspektin ekonomik.

E sikurse kjo të mos mjaftonte, tani edhe lufta e filluar në Ukrainë ka ndikuar që bizneseve kosovare t’iu vështirësohet veprimtaria dhe gjendja ekonomike.

Por, me çfarë vështirësisë po ballafaqohen bizneset në Kosovë?

Mungesa e fuqisë punëtore është një vështirësi në rritje e cila po u shkakton shumë problem bizneseve vendore, ku një pjesë e madhe e të rinjve po orientohen drejt shteteve perëndimore për të punuar.

Krahas kësaj, çmimet e transportit janë rritur dukshëm gjatë muajve të fundit, së bashku me çmimet e energjisë dhe me faktorët e jashtëm si vështirësia e sigurimit të lëndës së parë.

Të gjitha këto vështirësi po ndikojnë që bizneset në vend t’i shtrenjtojnë çmimet e tyre në mënyrë që ta arrijnë mbijetesën.

Megjithatë, një pjesë e madhe e bizneseve në Kosovë vazhdimisht po kërkojnë lehtësime në mënyrë që barra e rritjes së çmimit të mos bartet te konsumatorët.

Një zë i tillë i fuqishëm është kompania vendore S//SPRINT e cila i ka 200 të punësuar dhe është prekur nga vështirësitë ekonomike të cilat kanë kapluar vendin dhe botën.

Një prej pronarëve të këtij biznesi, Arbeniti, thotë se përkundër vështirësive ky biznes vazhdon të operoj me kapacitete të plota që produktet të jenë cilësore dhe që çmimi të mbetet i kapshëm për konsumatorët.

Ai thotë se deklaratat e organizatave të ndryshme ndërkombëtare janë indikator se kjo rritje nuk është fenomen i përkohshëm dhe se me vështirësitë si transporti, sigurimi i lëndës së parë, rritja e energjisë, etj., ky do të jetë një problem mjaft serioz për të gjitha bizneset në botë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni