Kreu Financa Lajmi i fundit: me daten 15 do te ekzekutohen keto kategori te pagesave nga Ministria e Financave

Lajmi i fundit: me daten 15 do te ekzekutohen keto kategori te pagesave nga Ministria e Financave

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës, përveç rritjes së pensioneve, ka ndërruar edhe datën e dhënies së tyre, duke thënë se do t’i paguajnë në mes të muajit. (15 te cdo muaji)

Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për medie, duke njoftuar se vendimi hyn në fuqi raporton kontabilisti.info

“Marrë parasysh që pagat paguhen çdoherë në fund të muajit. E kem parapa si të nevojshme që të ndryshojmë afatin kohor se kur paguhen pensionet. Tani e tutje synimi i yni që pensionet që të paguhen në mes të muajit. Që nga ky muaj e tutje tani e tutje do të kemi pensionet në mes të muajit kurse pagat në fund”, deklaroi Murati.

Kategoritë të cilat do të kenë ngritje të pensioneve në 100 euro janë si në vijim: pensioni bazik, i aftësive të kufizuara, familjar dhe ai invalidor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni