Kreu Biznes LAJMI I FUNDIT: Mësohet data kur pritet të bëhet hapja e pishinave

LAJMI I FUNDIT: Mësohet data kur pritet të bëhet hapja e pishinave

nga Flamur Berisha

Nga Shoqata e Gastonomëve të Kosovës kanë njoftuar se pritet të merret vendimi për hapjen e organizimit të ahengjeve familjare.

Përmes një njoftimi ata thanë se janë të angazhuar që të hapen edhe klubet e natës, pishinat dhe të bëjnë organizimin e festivaleve nga muaji korrik.

Njoftimi i plotë:

Të dashur gastronomë,

Po pritet të mirret vendimi për hapjen e domenit të gastronomisë, përkatësisht organizimit të ahengjeve familjare.

Lidhur me hapjen edhe më të gjërë të këtij sektori, jemi të angazhuar masivisht duke shtyrë përpara propozimet e vendeve të ndryshme nëpër botë, të përshtatshme për aplikim edhe në vendin tonë. Pra, për vazhdimin e hapjes së mëtutjeshme të klubeve të natës, pishinave, dhe organizimit të festivaleve nga muaji korrik.

Është e qartë se edhe tani është shumë vonë për të qenë në plan një hapje e këtyre domeneve, sepse veçse do të duhej të operonin në këtë kohë të frytshme për gastronominë dhe ekonominë e gjithëmbarshme.

Gjithsesi, jemi pranë jush lidhur me çdo çështje dhe çdo ndryshim eventual që do të ndodhë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni